Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez NiP në ndeshjen e tyre të dytë në turneun kualifikues për Major IEM Road to Rio i cili po mbahet në Malta.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të ngushtë 8-7 në të mirë të ekipit suedez, ndërsa në pjesën e dytë NiP dominuan gjatë gjithë kohës duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 16-7.

Tani pas kësaj humbje ekipi shqiptar mbanë serinë e ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe ka edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar në Majorin e madh të CS:GO i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Lojtari me paraqitjen më të mirë nga ekipi Bad News Eagles ishte Sener ‘SENER1’ Mahmuti, me 20 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.22.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvilloj nesër (e enjte) dhe kundërshtari i tyre do të mësohet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version