Bad News Eagles dalëngadalë janë duke rikthyer formën e tyre të mëparshme, tani me një fitore bindëse ndaj ekipit polak UNGENTIUM.
Ylli i skuadrës shqiptare juanflatroo ka shkelqyar në ndeshjen ndaj ekipit polak, duke e përfunduar ndeshjen me vlerësimin nga HLTV 1.84.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit Bad News Eagles, 16-4 në mapin e parë ‘Ancient’ dhe 16-3 në mapin e dytë ‘Inferno’.
Kjo është fitorja e parë për ekipin bNe në kuadër të grupit B të turneut ESL Challenger League, dhe në ndeshjen e tyre të radhës do të takohen me fituesin nga ndeshja Falcons ndaj ECSTATIC.
Bad News Eagles së fundmi janë kualifikuar edhe për në turneun LAN në Pragë të Çekisë, dhe gjithashtu do të fillojnë përgatitjet e tyre për RMR të turneut më të madh të CS:GO. /Telegrafi/