Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar nga turneu i CS:GO në Finlandë

(Foto: HLTV)

Pas katër humbjeve radhazi, ka përfunduar rrugëtimi i Bad News Eagles në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo i cili po mbahet në Finlandë.

Bad News Eagles ishte pjesë e grupit B, së bashku me ekipe si SAW, Astralis, fnatic, 500 dhe Complexity.

Ndeshjen e parë bNe e nisi mirë me fitore ndaj ekipit portugez SAW, ndërsa katër ndeshjet tjera nuk arriti që ta bëjë veprimin e njëjtë.

Në ndeshjen finale ekipi shqiptar u përballë me ekipin fnatic me renditje në vendin e 11 -të në botë, këtë ndeshje pësuan humbje me rezultat 16-12.

Pas katër ndeshjeve të humbura Bad News Eagles është eliminuar përfundimisht nga turneu. /Telegrafi/

Exit mobile version