E tërë skuadra e Portos sot ka shkuar në spitalin CUF për të parë nga afër gjendjen e Iker Casillas.
Të veshur me fanellën e Casillas prapa, emrin dhe numrin 1 në shpinë, futbollistët me fytyra të mërzitura shkuan për të parë bashkëlojtarin në spital.
Ata janë të shprehur të tronditur nga sulmi në zemër që kishte pësuar Casillas para dy ditësh.
Sempre juntos @IkerCasillas 💪#FCPorto #IkerCasillas pic.twitter.com/AOHbzTP0Hf
— FC Porto (@FCPorto) May 3, 2019
“Do të fitojmë për të dhe të ia dedikojmë vetëm atij. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”.
“Tani jemi më të qetë, sepse e dimë që Iker është mirë, çdo gjë është nën kontroll, kemi një frikë, si të gjithë të tjerët, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë”.
💪 Foi assim a visita ao @IkerCasillas #FCPorto #IkerCasillas pic.twitter.com/cS4DtunWE1
— FC Porto (@FCPorto) May 3, 2019
“Urojmë që Iker të kthehet përsëri për të luajtur me ne” kanë thënë njëri nga futbollistët në emër të të gjithëve pas vizitës. /Telegrafi/