Anonymo ka njoftuar nënshkrimin e liderit me përvojë në lojë Grzegorz “SZPERO” Dziamalek.
Lojtari 31 vjeçar do të marrë përsipër rolin e kapitenit të ekipit dhe do të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Oskar “oskarish” Stenborowski në fund të vitit 2022.
SZPERO më parë ishte pjesë e ekipit 9INE me të cilët kaloi rreth katër muaj.
Tani ekipi Anonymo do të kërkoj që të përmirësojë rezultatet e tyre, pasi viti i kaluar nuk ishte aq i mirë për ta.
Do dziś nie oddał Howla, teraz będzie miał szansę odpracować go w roli IGL-a. Witamy na pokładzie, @SZPEROcsgo! 👋 pic.twitter.com/LahewkBzvp
— Anonymo Esports (@AnonymoEsports) January 10, 2023
Ata patën rezultate të dobëta në turne si CCT North Europe Series 2, gjithashtu u eliminuan nga ESEA Advanced Season 43 në vendin e 13-16.
Ky do të jetë formacioni i ekipit Anonymo pas ardhjes së SZPERO:
Paweł “innocent” Mocek
Arek “Vegi” Nawojski
Patryk “Demho” Tomaszewski
Lukasz “mwlky” Pachucki
Grzegorz “SZPERO” Dziamalek
/Telegrafi/