Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot ka dalë nga karantina dhe ka filluar hetimin e tyre të shumëpritura për origjinën e coronavirusit në qytetin kinez të Wuhanit.
Shkencëtarët do të fillojnë të intervistojnë njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit të lidhura me shpërthimin fillestar.
Hulumtimi i tyre do të mbështetet në provat e siguruara nga zyrtarët kinezë.
New phase, new priorities. Moving to the next level of post quarantaine health monitoring, that went into effect recently. Hopefully we do get to smell some fresh air! https://t.co/EHP9OZm6J3 @PeterDaszak @Peterfoodsafety pic.twitter.com/Rmfp4UumJE
— Marion Koopmans, publications: https://pure.eur.nl (@MarionKoopmans) January 28, 2021
Kjo vjen pas muajsh negociatash midis OBSH-së dhe Pekinit, raporton cnn.
Në një intervistë me CNN-in, virologu holandez dhe anëtari i ekipit, Marion Koopmans pohoi se “Sytë e botës janë të përqendruar në këtë, mendimet e botës janë të përqendruara në këtë”.
Grupi prej 13 ekspertësh kishte mbërritur në Wuhan më 14 janar dhe po përgatiten të përfundojnë karantinën e tyre dy-javore të enjten.
Ndryshe, Kina një kohë të gjatë nuk kishte lejuar mjekët e OBSH-së që të hetojnë pretendimet se virusi kishte dalë nga laboratorët ose ka lindur në mënyrë natyrale. /Telegrafi/
Day 14 of our quarantine in Wuhan!! Slightly sad to say goodbye to my “gym” & my “office” where I’ve been holed up for last 2 wks!! (Clue – It’s all in the same room…). Moving into next phase of work now w/ @WHO mission team & China counterparts. pic.twitter.com/SC75H70WMK
— Peter Daszak (@PeterDaszak) January 28, 2021