Pas tri mapave të luajtura në sy të publikut në sallën Antwerp Sportpaleis, FaZe ka dal fitues kundër ekipit suedez NiP, për të kaluar në gjysmëfinale të turneut PGL Antwerp Major 2022.
Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’ zgjati tre mapa, pasi FaZe fituan të parin në ‘Nuke’ me rezultat 16:10, ekipi suedez NiP barazoi rezultatin duke fituar në të dytin ‘Overpass’ me rezultat 16:13.
Mapi i tretë dhe ai vendimtari ‘Inferno’ në pjesën e parë ishte me rezultat të ngushtë, 8:7 në të mirë të NiP, por FaZe edhe njëherë në pjesën e dytë të këtij mapi tregoi se pse është ekipi më i mirë në botë për momentin, duke e përfunduar mapin me rezultat 16:8 në të mirë të tyre, dhe duke siguruar gjysmëfinalen.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte lojtari i ekipit FaZe, Robin ‘ropz’ Kool, me 61 eliminime dhe 48 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.17.
Pas kësaj fitore FaZe është ekipi i parë në gjysmëfinale, dhe ndeshjen e tyre të radhës do ta zhvilloj ditën e shtunë, kundër fituesit të ndeshjes Spirit – FURIA. /Telegrafi/