Telegrafi

Ekipi numër një në botë FaZe kalon në gjysmëfinale të RoobetCup CS:GO

(Foto: HLTV)

Siç duket. ekipi FaZe është në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e tyre të Majorit, pasi mposhti ekipin ENCE në turneun RoobetCup dhe siguruan vendin për në gjysmëfinale.

Ekipi ENCE, në krye me kapitenin Marco “⁠Snappi⁠” Pfeiffer, janë eliminuar nga turneu RoobetCup, pasi u mposhtën nga ekipi FaZe në ndeshjen çerekfinale.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit FaZe, ku pati një paraqitje fantastike nga Helvijs ‘broky’ Saukants.

Tani ekipi i udhëhequr nga veterani ‘Karrigan’ është duke pritur për rezultatin e ndeshjes Astralis ndaj forZe, për të mësuar kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale.

Së bashku me FaZe, në gjysmëfinale janë edhe ekipet BIG dhe Cloud9, të cilët do të ndeshen mes vete. /Telegrafi/