Site icon Telegrafi

Ekipi numër një në botë FaZe është kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles në ndeshjen eliminuese të Majorit në Brazil

(Foto: HLTV)

Pas dy humbjeve radhazi në fazën ‘Legends Stage’ tani ekipit Bad News Eagles i duhen tri fitore për të kaluar në fazën tjetër të turneut IEM Rio Major.

Kundërshtari i tyre i radhës do të jetë ekipi më i mirë në botë FaZe të cilët mbajnë të njëjtin rekord të ndeshjeve si ekipi shqiptar 0-2.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet sot (e diel) në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 17:30 dhe ekipi humbës do të eliminohet përfundimisht nga gara.

Favorit i ndeshjes padyshim se është ekipi FaZe, të cilët përveç se renditen në vendin e parë në ranglistën botërore, ishin edhe fitues të Majorit të kaluar në Antwerp.

Ndeshjen Bad News Eagles kundër FaZe mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version