Site icon Telegrafi

Ekipi nga Kosova xteam do të garojë në turneun e CS:GO RES Season 3

(Foto: HLTV)

Garat për ekipin nga Kosova xteam kanë filluar, tashmë janë ftuar në turneun RES Season 3, ku do të garojnë ndaj shtatë skuadrave të tjera të Ballkanit.

Në këtë turne ekipi xteam do të garojë për një vend në turneun Eastern European Masters Fall 2022 – BLAST Premier Qualifier.

Ndeshjen e tyre të parë xteam do ta zhvillojnë ndaj ekipit Nije në formatin ‘Bo3’, nesër (e premte) duke filluar nga ora 16:00.

Për momentin ekipi nga Kosova renditet në vendin e 120 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe së fundmi ishin shumë afër për t’u kualifikuar në RMR të Majorit të ardhshëm të CS:GO.

Ndeshja xteam kundër Nije do të transmetohet në kanalin zyrtar të ArenaEsport në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version