Ka përfunduar turneu Adria CS:GO, i cili u mbajt në qytetin Zagreb të Kroacisë, ekipi XTEAM ka pësuar humbje nga ekipi serb 4Glory, për të përfunduar garën në vendin e dytë.
Ndeshjen finale ekipi XTEAM u mposht me rezultat 2-0 me mapa, 16-9 në ‘Vertigo’ dhe 19-17 në ‘Ancient’.
Edhe pse favorit për të fituar ishte ekipi XTEAM, të cilët më herët e mposhtën ekipin 4Glory në finale të ‘Upper Bracket’, ekipi 4glory arriti që të rikthehet duke e mposhtur ekipin BLINK në ndeshjen e gjysmëfinales, si dhe XTEAM në finale.
Si fitues të vendit të parë ekipi 4Glory ka fituar çmimin prej 5.000 euro, ndërsa XTEAM ka fituar çmimin prej 3.000, ndërsa ekipi tjetër shqiptar BLINK në vendin e tretë ka fituar çmimin 1.500 euro, vendi i katërt ekipi Monad ka fituar çmimin prej 500 euro. /Telegrafi/