Site icon Telegrafi

Ekipi nga Kosova XTEAM mposht ekipin serb 4Glory dhe kalon në finale të turneut Adria CS:GO në Kroaci

(Foto: HLTV)

Forma fantastike e ekipit XTEAM po vazhdon në turneun Adria CS:GO, ku së bashku me ekipin shqiptar BLINK dhe dy ekipe tjera të Ballkanit po garojnë për një grup çmimesh prej 10.000 euro.

Ndeshjen vendimtare ekipi XTEAM e zhvilloi ndaj ekipit serb 4Glory, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të siguruar finalen në turneun Adria CS:GO.

Ndeshja ishte në dominim të ekipit XTEAM gjatë gjithë kohës, mapin e parë e fituan me rezultat 16-12, ndërsa në mapin e dytë me rezultat të thellë 16-5.

Tani pas kësaj humbje ekipi 4Glory do të ndeshet me ekipin shqiptar BLINK, ku ekipe fitues i kësaj ndeshje do t’i bashkohet ekipit XTEAM në finale, e cila do të mbahet sot (e shtunë) rreth orës 19:00.

Ndeshjet e turneut Adria CS:GO, mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të EsportAdria si dhe në kanalin e streamerit shqiptar Ermir “MiryAlbania” Dunga. /Telegrafi/

Exit mobile version