Site icon Telegrafi

Ekipi Na’Vi vazhdojnë serinë e fitoreve dhe kualifikohen në gjysmëfinale të IEM Rio CS:GO

(Foto: HLTV)

Ekipi ukrainas po vazhdojnë formën e tyre fantastike edhe në turneun IEM Rio në Brazil.

Pas fitores së tretë radhazi ekipi Na’Vi kanë siguruar gjysmëfinalen në Rio.

Në ndeshjen e fundit ata u përballen me ekipin BIG, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Lojtari i ndeshjes ishte Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev me 61 eliminime dhe një vlerësim 1.42 nga HLTV.

Ndërsa ekipi BIG edhe pse kanë pësuar humbje, janë kualifikuar për çerekfinale të IEM Rio.

Ndeshjet çerekfinale të turneut do të zhvillohen këtë të premte, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version