Site icon Telegrafi

Ekipi më i mirë CS:GO në Azi ka ndarë rrugët me lojtarin e tyre një muaj para fillimit të ngjarjes RMR

(Foto: HLTV)

IHC, skuadra më e mirë aziatike në CS:GO për momentin, i ka dhënë lamtumirën yllit Tengis “sk0R” Batjargal.

Largimi i tij vjen si befasi duke pasur parasysh ngritjen e fundit të skuadrës.

IHC së fundmi ka arritur kulmin e tyre në ranglistën botërore duke u renditur në vendin e 18 –të pas një paraqitje mbresëlënëse në IEM Katowice, ku ata u renditën në vendin e 9-12 pasi eliminuan ekipe si FURIA-n në fazën Play-In dhe Cloud9 në grupe.

Menjëherë pas largimit nga skuadra lojtari nga Mongolia ka reaguar në rrjetin social Instagram, duke thënë se largimi nuk ishte vendim i tij.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur nga skuadra IHC, se kush do të jetë lojtari që do ta zëvendësoj ‘sk0r’ në RMR të BLAST Paris Major. /Telegrafi/

Exit mobile version