Telegrafi

Ekipi MIBR shpallen fitues të turneut të CS:GO – ESL Challenger League

(Foto: HLTV)

MIBR kanë fituar turneun ESL Challenger League, që organizohet për skuadrat e Amerikës së Veriut.

Në ndeshjen finale skuadra braziliane MIBR u takuan me ekipin EG.Black të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa.

Më meritori në fitoren e ekipit MIBR ishte Felipe ‘insani’ Yuji me 103 eliminime dhe një vlerësim 1.43 nga HLTV.

SI fitues të vendit të parë MIBR morën me vete çmimin prej 20.000 dollarësh, ndërsa EG.Black fituan 11.500 dollarë.

Turneu u zhvillua ‘Online’ dhe garuan gjithsej 16 skuadra, për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh. /Telegrafi/