Site icon Telegrafi

Ekipi më i mirë i vitit sipas UEFA

Douglas Maicon dhe Wesley Sneijder ia kanë dalë të futen në 11-shen më të mirë të votuar nga lexuesit e ueb faqes së UEFA-së, derisa ish-trajneri i Interit, tash trajner i Real Madrfidit, Jose Mourinho, është emëruar menaxheri më i mirë.

Barcelona ka dominuar duke pushtuar më shumë se gjysmën e ekipit, saktësisht gjashtë nga 11 pozitat.

Sulmi i ka takuar krejtësisht Blaugranëve, me Lionel Messi të shoqëruar nga David Villa, ndërsa në mesfushë nuk kanë munguar dy mesfushorët që konkurruan për FIFA Topin e Artë, Xavi dhe Andres Iniesta.

Edhe mbrojtja përbëhet nga dy shtylla të Barcelonës, Carles Puyol dhe Gerard Pique. Real Madridi, përveç me Mourinho në ekipin më të mirë të UEFA-së është përfaqësuar nga dy lojtarë, mesfushori Cristiano Ronaldo dhe portieri Iker Casillas.

I vetmi lojtar nga kampionati anglez ka qenë mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole.

Në vazhdim skuadra, e cila është zgjedhur nga mbi 5 milionë vota të lexuesve të ueb faqes UEFA.com:

Portier: Iker Casillas, (Real Madrid)
Mbrojtës i djathtë: Maicon, (Inter)
Mbrojtës i qendrës: Carles Puyol, (Barcelona)
Mbrojtës i qendrës:Gerard Pique, (Barcelona)
Mbrojtës i majtë: Ashley Cole, (Chelsea)
Mesfushor i djathtë: Cristiano Ronaldo, (Real Madrid)
Mesfushor i qendrës: Xavi, (Barcelona)
Mesfushor i qendrës: Wesley Sneijder, (Inter)
Mesfushor i majtë: Andres Iniesta, (Barcelona)
Sulmues: Lionel Messi, (Barcelona)
Sulmues: David Villa, (Barcelona)

Trajner: Jose Mourinho (Real Madrid)

Formacioni 4-4-2

                   Casillas

  Maicon – Pique – Puyol – A Cole

Ronaldo – Xavi – Sneijder – Iniesta

              Messi – Villa

Cili është formacioni i vitit të kaluar sipas jush? Jepni mendimin në hapësirën për komente!

Exit mobile version