Telegrafi

Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar fiton Kupën e Kombeve në video-lojën PUBG

(Foto: eSportsNews)

Skuadra e Mbretërisë së Bashkuar doli fituese në Kupën e Kombeve në Bangkok të Tajlandës, ku garuan gjithsej 16 skuadra, për një grup çmimesh prej rreth 500.000 dollarë.

Pas katër ditësh me aksion të lojërave të PUBG, ekipi i Mbretërisë së Bashkuar arriti të grumbullojë gjithsej 203 pikë, ku si fitues të vendit të parë morën me vete çmimin prej 100.000 dollarësh.

Në vendin e dytë u rendit ekipi i Vietnamit, ndërsa vendin e tretë dhe të katërt e zunë ekipi i Brazilit dhe Koresë së Jugut.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall Alex ‘vard’ Gouge, nga ekipi i Mbretërisë së Bashkuar.


Ky është formacioni i ekipit të Mbretërisë së Bashkuar:

Alex ‘vard‘ Gouge
Christopher ‘Fexx‘ Wheddon
Luke ‘TeaBone‘ Crafer
Michael ‘mykLe‘ Wake
Justin’ MiracU‘ McNally (Trajner)


/Telegrafi/