Telegrafi

Ekipi Liquid ka eliminuar kampionët në fuqi FaZe nga turneu i CS:GO – IEM Katowice

IEM Katowice nuk do të shohë një tjetër fitore të FaZe pasi skuadra evropiane u eliminua nga Liquid, 2-1.

Kampioni i turneut të kaluar IEM, FaZe janë eliminuar pas humbjes nga ekipi Liquid në ndeshjen vendimtare në Katowice të Polonisë.

Edhe pse e fituan mapin e parë FaZe nuk arritën që ta përsërisin të njëjtën gjë edhe në dy të fundit, duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Liquid.

Me këtë fitore Liquid ka kaluar në çerekfinale të IEM Katowice, ndërsa FaZe është eliminuar përfundimisht nga gara.

Më meritori në fitoren e Liquid ishte Mareks ‘ YEKINDAR ‘ Gaļinskis me 64 eliminime dhe vlerësimin 1.20 nga HLT.

FaZe ka përfunduar garën në vendin e 7-8 dhe ka fituar çmimin prej 24.000 dollarësh. /Telegrafi/