T1 në krye me Faker, ka thyer përsëri rekordin në ligën League of Legends Champions Korea “LCK”, duke e përfunduar sezonin e rregullt pa asnjë humbje, 18:0.
Jo shumë kohë më parë ekipi korean T1 kishte thyer rekordin që mbante ekipi i SK TELEKOM, duke fituar 15 ndeshje radhazi pa asnjë humbje.
Me fitoren e tyre kundër DRX më 21 mars, T1 u bë skuadra e parë e ligës LCK që nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë sezonit, duke e përfunduar sezonin e rregullt me 18 fitore dhe asnjë humbje.
[2022 #LCK Spring R2 M18 vs. DRX]
T: T1은
1: 1위다.T1: T1 is
1: 1st place!#T1WIN #T1Fighting pic.twitter.com/7FU2sLLk5c— T1 LoL (@T1LoL) March 21, 2022
Një sukses të tillë e kishte arritur edhe ekipi i Fnatic në vitin 2015 në ligën e Evropës, si dhe ekipi i PSG Talon në vitin 2021 në kampionatin e Paqësorit.
Ekipi i T1 pas këtij suksesi, sfidën e radhës do ta ketë në “Play-Off”, ku do të mundohen ta mbajnë serinë e fitoreve pa humbje.
Ekipi korean T1, përbëhet nga lojtarët:
Choi Woo-je – “Zeus”
Moon Hyeon-joon – “Oner”
Lee Sang-hyeok – “Faker”
Lee Min-hyeong – “Gumayusi”
Ryu Min-seok – “Keria”
Kim Tae-gi – “Asper”
/Telegrafi/