Ka përfunduar turneu CS:GO Champs, i cili u organizua nga Xportal Esports në Prishtinë.
Katër skuadra garuan në turneun që u mbajt në Cinestar, Prishtina Mall në Prishtinë.
Në finale u takuan dy skuadrat favorite, KS dhe The Suspect, ku pas një ndeshjeje fantastike, fitues dolën ekipin KS me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ky turne u bë edhe më interesant, pas interesimit të madh, për ta ndjekur turneun nga afër në kinemanë Cinestar.
Në këtë turne u ndan çmime në vlerë prej 7.000 euro, ku 4.000 prej tyre shkuan pre vendin e parë.
MVP i turneut u zgjodh talenti 18 vjeçar, Aulon ‘krabeni’ Fazlija.
Formacionet e dy skuadrave finaliste:
KS: Arlind “deb0” Sadiku, Qendrim “v1w” Hajrizi, Aulon “krabeni” Fazlija, Atif “gejmzilla” Mustafa, Drin “makaze” Shaqiri.
The Suspect: Valon “VAloN” Etemi, Butrint “HYPERI” Gashi, Arbnor ”Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Serdar ”cerber” Mahmuti.
/Telegrafi/