Site icon Telegrafi

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave nis përgatitjet për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur sot (e martë) përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Maqedonisë së Veriut.

Në dispozicion të përzgjedhëses Karin Annel Andersen janë 22 futbolliste, të cilat gjatë stërvitjes në stadiumin qendror në Kampin Nacional në Hajvali punuan në zbatimin e ideve të lojës nga trajnerja suedeze.

Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje në Hajvali edhe nesër e pasnesër, derisa të premten e zhvillojnë ndeshjen e parë në Shkup, teksa më 27 qershor e luajnë edhe ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Foto: ffk-kosova.com)

Këto dy miqësore vijnë në kuadër të datave të lira të UEFA-s dhe i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme kualifikuese.

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version