Sot ka filluar gara për ekipin e Kosovës, në turneun kualifikues të Dota 2, për kampionatin botëror i cili do të mbahet në Bali të Indonezisë.
Ekipi i Kosovës ka arritur që të fitoi të tri ndeshjet në kuadër të grupit B.
Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e parë u përball me atë të Malit të Zi, të cilët arritën ti mposhtin 1-0.
Në ndeshjen e dytë u takuan me ekipin e Norvegjisë të cilët gjithashtu arritën ti mposhtin me rezultat 1-0.
Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit B, ekipi i Kosovës e zhvilloi ndaj ekipit të Uellsit, të cilët i mposhtën për të siguruar fazën e Play-Off si dhe vendin e parë në grupin B.
Tani ekipi i Kosovës do të përballet në Play-Off me skuadra të tjera të Evropës, ku fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Dota 2, IESF, i cili do të mbahet në Bali të Indonezisë.
Ky është formacioni i përfaqësues së Kosovës në Dota 2:
Ylli “garter” Ramadani
Florian “Fllo” Sedolli
Drin “cpirra” Idrizi
Albert “sadpk” Bahtiri
Lir “weatherbeaten” Nurboja
/Telegrafi/