Telegrafi

Ekipi kinez TyLoo është kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles në çerekfinale të turneut të CS:GO Elisa Invitational Fall

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles është shumë afër për të siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN në Finlandë, pas fitores ndaj ekipit EYEBALLERS, tani do të përballen me ekipin kinez TyLoo në çerekfinale.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles për momentin renditet në vendin e 24 –të në ranglistën botërore të CS:GO dhe do të përballet me ekipin TyLoo të cilët mbajnë vendin e 131 –të.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 10:00 në formatin ‘Bo3’, dhe favorit i ndeshjes padyshim se është Bad News Eagles.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kaloj në gjysmëfinale dhe do të përballet me fituesin nga ndeshja Movistar Riders ndaj SAW, ndërsa ekipi humbës do të eliminohet.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa eSports në platformën Twitch. /Telegrafi/