Telegrafi

Ekipi Imperial kanë befasuar në turneun e CS:GO në Uashington duke mposhtur numrin një në botë Vitality

(Foto: HLTV)

Ekipi brazilian Imperial, kanë befasuar duke mposhtur favoritët kryesor të turneut në BLAST Premier Spring Final.

Këtë fitore ata e realizuan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku në mapin e parë fituan me rezultat të thellë 16-3.

Kjo ishte ndeshja e parë e turneut BLAST Premier Spring Final, dhe Vitality tani do të kalojnë në ‘Lower Bracket’ ku kanë edhe një mundësi.

Vitality renditen në vendin e parë në ranglistën botërore dhe janë fituesit e Majorit të fundit që u mbajt në Paris.

Në BLAST Premier Spring Final, janë duke garuar tetë skuadra për një grup çmimesh prej 425.000 dollarësh. /Telegrafi/