Ekipi i një televizioni është plaçkitur nga një person i armatosur dhe gjithçka ka ndodhur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – ku një burrë i armatosur ua drejton revolen para se të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Gazetari sportiv i Ekuadorit, Diego Ordinola, po raportonte para kamerës në qytetin Guayaquil kur një burrë me maskë dhe kapelë ia drejton revolen, duke i kërkuar që t’ia jap telefonin, transmeton Telegrafi.
Ordinola dëgjohet duke biseduar me plaçkitësin, duke ia bërë me dije se është në punë – por ai nuk e dëgjon fare dhe ia drejton revolen gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Nën kërcënimin e armës ia merr telefonin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por ekipi i gazetarëve bëjnë të pamundurën ta filmojnë plaçkitësin që vraponte në drejtim të motoçikletës.
Në anën tjetër, policia e Ekuadorit ka premtuar se do ta zë plaçkitësin, kurse pamjet e këtij momenti janë shikuar mbi gjysmë milioni herë. /Telegrafi/