Ekipi i G2 ka njoftuar për mungesën e Aleksi “Aleksib” Virolainen në fillimin e ESL Pro League S15, ku do të zëvendësohet nga Francois “AMANEK” Delaunay.
Kapiteni i ekipit G2 siç duket ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe do të zëvendësohet nga Amanek derisa të rezultojë negativ në një test të radhës, dhe të jetë në gjendje të udhëtojë për në Gjermani.
AleksiB ka treguar se ishte sëmurë pas kthimit nga turneu i IEM KATOWICE që u mbajt në Poloni, tani siç duket është shëruar dhe po pret për një test negativ të COVID-19.
Ekipi i G2 ndeshjen e tyre të parë dhe të hapjes për ESL Pro League do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 12:30, ku do të përballen me ekipin Looking For Org.
Amanek ka qenë jashtë aksionit për tre muaj, pasi ekipi i G2 e kishte vendosur në stol pas ardhjes të AleksiB dhe Monesy.
Për momentin ekipi i G2 do të garojë me formacionin e mëposhtëm:
Audric “JACKZ” Jug
Nemanja “huNter-” Kovac
Nikola “NiKo” Kovac
Ilya “m0NESY” Osipov
Francois “AMANEK” Delaunay
/Telegrafi/
As a result, our super sub @G2AMANEK will be joining the boys until Aleksib can travel 💪 pic.twitter.com/wTembcx3iW
— G2 Esports (@G2esports) March 8, 2022