G2 ka mposhtur ekipin Liquid për të fituar ngjarjen e parë të madhe të organizatës në CS:GO që nga viti 2017.
Ekipi G2 ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndaj favoritit Liquid.
Mapi parë ‘Inferno’ përfundoi me rezultat 16-7 ndërsa i dyti ‘Mirage’ përfundoi me rezultat 16-12 në të mirë të G2.
G2 si fitues të turneut kanë marrë me vete çmimin prej 500.000 dollarësh, ndërsa Liquid ka fituar 250.000 dollarë.
MVP i këtij turneu u shpall talenti Ilya “m0NESY” Osipov me vlerësimin 1.24 në 12 mapa të luajtura.
Blast Premier World Final ishte turneu i fundit për vitin 2022 sa i përket skenës profesionale të CS:GO. /Telegrafi/