Siç duket ekipi brazilian FURIA ka filluar me ndryshimet e para në formacion, pak para lansimit të Counter-Strike 2.
André “drop” Abreu supozohet se është pranë largimit, pasi brazilianët kërkojnë të rindërtojnë listën e tyre pas një sezoni të dobët pranveror, sipas dust2br.
Drop kishte qenë pjesë e formacionit të FURIA për gati dy vjet, kur ai u promovua nga lista e akademisë së organizatës si zëvendësues për Lucas “honda ” Cano.
FURIA janë në kërkim të një lojtari më me përvojë për të zëvendësuar drop, por çmimet e mëdha mund ta dërgojnë FURIA drejt promovimit të lojtarit të akademisë, Kaue “kauez” Kaschuk.
Lëvizja vjen mes raporteve më të gjera të interesimit të FURIA për kapitenin legjendar, Gabriel “FalleN” Toledo.
Dust2br gjithashtu deklaroi në raportin e tyre se FalleN, do të zinte vendin e Rafael “saffee” Costa në ekip, ka pasur një takim me organizatën FURIA, rreth një nënshkrimi të mundshëm, por asgjë nuk është konfirmuar ende.
FURIA janë pjesë e turneut IEM Cologne dhe do të luajnë nga data 25-26 korrik, siç duket me një formacion të ri. /Telegrafi/