Telegrafi

Ekipi FunPlus Phoenix shpallen kampion të turneut Valorant Masters 2 Copenhagen

FunPlus Phoenix mposhti ekipin Paper Rex me mjaft vështirësi me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa, për t’u shpallur kampion të turneut në Kopenhagë.

Gjithsej 12 skuadra garuan në turneun Valorant Masters 2 Copenhagen, turne ky i cili u mbajt në qytetin Kopenhagë të Danimarkës.

Kjo ishte hera e parë për të dyja ekipet finaliste që luanin në një finale të Masters, ku ndeshja ishte përplot emocione.

Ekipi Funplus Phoenix si fitues të vendit të parë morën me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, ndërsa vendi i dytë Paper Rex fitoi 120.000 dollarë.

Paraqitje të mirë patën edhe ekipet OpTic dhe fnatic, të cilat përfunduan garën në vendin e tretë dhe të katërt.

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit fitues FunPlus Phoenix:

Kyrylo “ANGE1” Karasov
Andrey “Shao” Kiprsky
Pontus “Zyppan“ Eek
Dmitry “SUYGETSU” Ilyushin
Ardis “ardiis” Svarenieks

/Telegrafi/