Site icon Telegrafi

Ekipi i Fnatic do të luajë në turneun e CS:GO ESL PRO LEAGUE në mungesë të Krimz

Ekipi i Fnatic ka njoftuar se lojtari 17 vjeçar i akademisë së tyre, Matias “⁠Banjo⁠” Kivisto, do të luajë në ndeshjen hapëse të ESL Pro League në vend të Freddy “⁠KRIMZ⁠” Johansson, i cili është jashtë aksionit pasi doli pozitiv për COVID-19.

Turneu i organizuar në Gjermani, ka filluar sot me përballjen e G2 kundër Looking For Org, ku fitues doli ekipi i G2 edhe pse ishin ne mungesë të kapitenit të tyre AleksiB.

Mungesa siç duket do të ketë edhe në ekipin Fnatic, që së fundmi ka pasur ndryshime të njëpasnjëshme, e që tani do të duhet të fillojnë turneun e ESL Pro League në mungesën e lojtarit suedez Krimz.

Ndeshjen e parë në kuadër të ESL Pro League, Fnatic do ta zhvillojë sot (e mërkurë), kundër ekipit suedez NIP duke filluar nga ora 19:30.

Ekipi i Fnatic gjithashtu ka lajmëruar se do e inkuadrojnë si zëvendësues edhe ish-lojtarin e ekipit Complexity, Valentin “Poizon” Vasilev.

Poizon siç duket do të luajë në rolin e snajperistit, duke e zëvendësuar kështu lojtarin i cili sapo është larguar nga Fnatic, Smooya.


Përbërja e Fnatic në ESL Pro League në mungesë të KRIMZ do të jetë:

Alex “ALEX” McMeekin
William “⁠mezii” Merriman
Valentin “Poizon” Vasilev
Peppe “Peppzor” Borak
Matias “⁠Banjo⁠” Kivistö


/Telegrafi/

Exit mobile version