Telegrafi

Ekipi i Fnatic CS:GO ka konfirmuar ardhjen e poizon në ekip

Valentin ‘poizon⁠’ Vasilev nga Bullgaria më në fund ka gjetur një shtëpi pas largimit të tij nga ekipi complexity kohë më parë.

Organizata e Fnatic ka lajmëruar se Poizon do të jetë pjesë e ekipit të tyre të CS:GO në rolin e snajperistit, ku lojtari do të jetë në fazë testuese.

Nënshkrimi i bullgarit do të jetë hapi i parë në stabilizimin e skuadrës së Fnatic pas një periudhe pasigurie, pas largimit të lojtarëve Smooya dhe Brollan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fnatic

Poizon ishte pjesë e Fnatic në kualifikimin e tyre për në PGL EUROPE RMR si dhe turneun ESL Pro League ku kanë arritur të vazhdojnë për në fazën e “Play-Off”.

Ekipi i udhëhequr nga ALEX, sfidën e radhës e ka në turneun FantasyExpo Eu Champions Spring 2022, ku do të luftojnë për një vend në turneun Blast Premier Spring Showdown 2022.


Përbërja e ekipit Fnatic për momentin:

Alex “⁠ALEX⁠” McMeekin
William “⁠mezii⁠” Merriman
Freddy “⁠KRIMZ⁠” Johansson
Valentin “⁠poizon⁠” Vasilev
Peppe “⁠Peppzor⁠” Borak


/Telegrafi/