Valentin ‘poizon’ Vasilev nga Bullgaria më në fund ka gjetur një shtëpi pas largimit të tij nga ekipi complexity kohë më parë.
Organizata e Fnatic ka lajmëruar se Poizon do të jetë pjesë e ekipit të tyre të CS:GO në rolin e snajperistit, ku lojtari do të jetë në fazë testuese.
Nënshkrimi i bullgarit do të jetë hapi i parë në stabilizimin e skuadrës së Fnatic pas një periudhe pasigurie, pas largimit të lojtarëve Smooya dhe Brollan.
Poizon ishte pjesë e Fnatic në kualifikimin e tyre për në PGL EUROPE RMR si dhe turneun ESL Pro League ku kanë arritur të vazhdojnë për në fazën e “Play-Off”.
Ekipi i udhëhequr nga ALEX, sfidën e radhës e ka në turneun FantasyExpo Eu Champions Spring 2022, ku do të luftojnë për një vend në turneun Blast Premier Spring Showdown 2022.
Përbërja e ekipit Fnatic për momentin:
Alex “ALEX” McMeekin
William “mezii” Merriman
Freddy “KRIMZ” Johansson
Valentin “poizon” Vasilev
Peppe “Peppzor” Borak
/Telegrafi/