Italia ka vazhduar ta dëshmojë pse është ekipi më i mirë në botë në volejboll në konkurrencën e femrave, duke dhuruar një paraqitje fantastike në finale ndaj SHBA-ve.
Italia që nuk kishte fituar asnjëherë një medalje në Lojërat Olimpike në kategorinë e femrave në volejboll, e fitoi medaljen e artë duke mposhtur SHBA-të, kampionin në fuqi me rezultat 3-0 në sete.
Paola Egonu e Italisë u dëshmua me paraqitjen më të mirë në finale, duke dhuruar një shfaqje fantastike në sulm si dhe dominante në mbrojtje për t’i siguruar shtetit të saj medaljen.
Italianët morën fitore në dy setet e para ndërsa e njëjta ndodhi edhe në të tretin. Rezultati ishte i barabartë 6-6, por Italia fitoi gjashtë pikë radhazi për të ndërtuar një epërsi mbresëlënëse.
GRANDE ITALIA
First-ever Olympic gold medal for the Italian volleyball women’s team thanks to a 3-0 victory against the USA 🇮🇹🥇
–
Première médaille d’or olympique pour l’équipe féminine italienne de volleyball grâce à une victoire 3-0 contre les USA 👏#Paris2024 pic.twitter.com/NSqHZGr8jF— Paris 2024 (@Paris2024) August 11, 2024
Ani pse ekipi i SHBA-ve u mundua që të rikthehet në lojë, italianet ishin në një seri fantastike dhe e morën të artën me rezultat 25-17.
Italia ishte padyshim ekipi më i mirë në ‘Paris 2024’, duke lëshuar vetëm një set drejt rrugëtimit për fitimin e medaljes së artë.
SHBA-të u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë, ndërsa më herët Brazili kishte mposhtur Turqinë për të fituar të bronztën./Telegrafi/