Telegrafi

Ekipi i femrave në CS:GO Nigma Galaxy ka fituar titullin e pestë të ESL Impact

(Foto: HLTV)

Nigma Galaxy ka siguruar trofeun e pestë të ESL Impact duke fituar finalet e sezonit 3 ndaj ekipit NAVI Javelins.

Nigma Galaxy fituan ndaj NAVI Javelins me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për t’u shpallur kampion të finaleve të sezonit të tretë të ESL Imact.

Në finalet e ESL Impact garuan tetë skuadra për një grup çmimesh prej 123.000 dollarësh.

Në vendin e parë Nigma Galaxy fituan çmimin prej 50.000 dollarësh, ndërsa NAVI Javelins në vendin e dytë fituan 25.000 dollarë.

Më e dalluara e këtij turneu ishte ANA e ekipit Nigma Galaxy me një vlerësim 1.27 në gjashtë mapa.

Finalet e ESL IMPACT për femra u zhvilluan në Dallas, ku u mbajt edhe turneu IEM Dallas 2023 që u fitua nga ENCE. /Telegrafi/