Telegrafi

Ekipi FaZe vazhdon paraqitjet e mira në turneun e CS:GO në Kopenhagë

(Foto: HLTV)

FaZe hapi ditën e katërt të BLAST Premier Spring Groups me një fitore 2-1 ndaj OG, për të kaluar në finale të grupit B.

Skuadra më e mirë për vitin 2022, FaZe po vazhdon me rezultate të mira në turneun në Kopenhagë, edhe pse janë në mungesë të lojtarit të tyre ‘rain’.

Por momentalisht nuk po vërehet mungesa e rain, pasi es3tag është duke e zëvendësuar për mrekulli.

Pas një paraqitje fantastike nga Robin “⁠ropz⁠” Kool, Russel “⁠Twistzz” Van Dulken dhe Helvijs “⁠broky⁠” Saukants, FaZe ka siguruar fitoren e dytë në BLAST Premier Spring Groups.

Lojtari me më së shumti eliminime në këtë ndeshje ishte Twistzz me 66 gjithsej.

Me këtë fitore ata kanë kaluar në finale të grupit B ku do të takohen me njërën nga këto tri skuadra: OG/ Complexity apo Liquid. /Telegrafi/