Telegrafi

Ekipi FaZe vazhdon formën e mirë në Blast Premier Fall Finals

(Foto: HLTV)

FaZe ka siguruar gjysmëfinalen në turneun Blast në Kopenhagë, pas fitores 2-0 ndaj ekipit Heroic.

Ish-ekipi më i mirë në botë FaZe, është duke rikthyer formën e tyre të mirë dalëngadalë, tani me një tjetër fitore bindëse ndaj ekipit Heroic.

FaZe është dy fitore larg për ta fituar çmimin e vendit të parë prej 200.000 dollarësh, pas formës së  tyre të dobët në Majorin në Brazil.

Me këtë fitore ekipi FaZe ka kaluar në gjysmëfinale, ndërsa finalisti i Majorit në Rio, Heroic do të shkojë në çerekfinale.

Siç duket FaZe është duke synuar vendin e parë në renditjen botërore përsëri, pasi dy ndeshjet e fundit i kanë dominuar plotësisht. /Telegrafi/