Telegrafi

Ekipi i FaZe shpallet kampion i turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022

Ekipi numër një në botë FaZe, mposhti në finale të PGL Antwerp Major 2022, ekipin e dytë më të mirë në botë Na’Vi.

Ka përfunduar turneu fantastik, i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës, në palestrën e sporteve Antwerp Sportpaleis, i cili ishte i stërmbushur gjatë ndeshjes së finales.

Gjithashtu ndeshja u ndjek në platformat Twitch, Steam, dhe Youtube nga më shumë se 1.5 milion shikues.

FaZe mposhti Na’Vi-n për të dëshmuar edhe njëherë se është ekipi më i mirë në botë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Portali Telegrafi.com

Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo3’, ku të dyja mapat arriti që t’i fitojë ekipi i FaZe, edhe pse me rezultat të ngushtë.

Në mapin e parë FaZe u rikthye nga rezultati 15:13, për ta dërguar në vazhdime, dhe për ta fituar mapin me rezultat 19:16.

Mapi i dytë ‘Nuke’ i zgjedhur nga ekipi i Na’Vi, gjithashtu përfundoi në të mirë të ekipit FaZe, ku shkëlqeu veterani ‘rain’, rezultati në këtë map përfundoi 16:10, dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

FaZe si kampion i turneut, morri me vete çmimin prej 500.000 dollarë, ndërsa Na’Vi në vendin e dytë fitoj 150.000 dollarë.


Formacioni i ekipit FaZe:

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen

Helvijs “⁠broky⁠” Saukants

Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken

Robin “⁠ropz⁠” Kool

Havard “rain” Nygaard


/Telegrafi/