Telegrafi

Ekipi i Faze shpallet kampion i turneut të CS:GO -IEM KATOWICE  2022

“Faze” ka arritur që të fitojë vendin e parë, duke e mposhtur ekipin e G2 me rezultat 3:0 në turneun e organizuar në Katowice të Polonisë.

Gjithsej 16 skuadra më të mira të botës garuan për trofeun e vendit të parë, në Spodek arena, ku 900 mijë euro u shpërndanë për ekipet pjesëmarrëse.

Turneu pati shumë përballje të nxehta, që nga faza e grupeve e deri në lojën finale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Në gjysmëfinale u takuan Na’Vi kundër ekipit G2, dhe Faze kundër ekipit Gambit.

G2 arriti që ta mposht Na’Vi-n me rezultat 2:0 në një përballje, ku talenti 16 vjeçar “Monesy” arriti të tregoj një lojë fantastike në mapin e parë.

Ekipi i Faze gjithashtu e mposhti ekipin e Gambit me lehtësi, 2:0 me mapa.

Finalja e zhvilluar në formatin Bo5(Best-of-five), filloi me një dominim të ekipit G2 në mapin e parë, që pasoi me një rikthim të ekipit Faze, lojtari i ri i Faze ‘Ropz’ tregoi një lojë të mahnitshme në raundin e 30-të duke e barazuar rezultatin në 15-15, dhe që më pas rezultoi me fitore të ekipit Faze.

Mapi i dytë dhe i tretë ishin me lojë dhe rezultate të ngushta njësoj si ai i pari , ku në fund fitues doli ekipi i Faze.

Faze si fitues i IEM KATOWICE 2022, morën në shtëpi çmimin rreth 358 mijë euro, ndërsa nën kampioni G2 fituan 161 mijë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=wNK8pqFfc-E

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall lojtari i Faze,  “Helvijs ‘Broky’ Saukants”.

Këto janë përbërjet e dy ekipeve finaliste dhe shpërndarja e plotë e çmimeve:

G2

Audric “⁠JACKZ⁠” Jug
Nikola “⁠NiKo⁠” Kovač
Nemanja “⁠huNter-⁠” Kovač
Aleksi “⁠Aleksib⁠” Virolainen
Ilya “⁠m0NESY⁠” Osipov

FaZe

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen
Helvijs “⁠broky⁠” Saukants
Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken
Robin “⁠ropz⁠” Kool
Justin “⁠jks⁠” Savage (zëvendësim)

Shpërndarja e çmimeve sipas radhitjes

1. FaZe Clan — 358 mijë euro
2. G2 Esports — 161 mijë euro
3-4. Heroic, Natus Vincere – 71 mijë euro
5-6. Gambit Esports, Virtus.pro — 35 mijë euro
7-8. Ninjat in pyjamas, Astralis – 21 mijë euro
9-12. MOUZ, Team Vitality, Fnatic, FURIA Esports — 14 mijë euro
13-16. OG, Copenhagen Flames, Team Liquid, ENCE — 9 mijë euro
17-20. BIG, GODSENT, Movistar Riders, Entropiq — 4 mijë euro
21-24. Wisla Krakow, Sprout, Renegades, MIBR – 2 mijë euro

/Telegrafi/