Telegrafi

Ekipi FaZe mposht OG në ndeshjen e parë të turneut të CS:GO – BLAST Premier Fall Groups

(Foto: HLTV)

FaZe ka mposhtur OG në raundin hapës të Grupit C në BLAST Premier Fall Groups.

Ekipi FaZe të cilët nuk patën ndryshime në formacion gjatë pushimit të verës, mposhtën skuadrën me formacion të ri të OG.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 në të mirë të ekipit FaZe,

Edhe përkundër fitores se FaZe, lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte lojtari i ri i OG, Iulian ‘regali’ Harjău me 41 eliminime.

Tani FaZe e pret fituesin e ndeshjes G2 – Liquid, ndërsa ekipi OG do të përballet me ekipin humbës. /Telegrafi/