Site icon Telegrafi

Ekipi FaZe është eliminuar nga turneu i CS:GO – IEM Rio 2023

(Foto: HLTV)

Pas humbjes së fundit ndaj ekipit Vitality, ka përfunduar gara në Rio për ekipin FaZe.

Pas një ndeshje në formatin ‘Bo3’, ekipi FaZe ka pësuar humbje me rezultat 2-0 nga ekipi Vitality.

Me këtë humbje FaZe janë eliminuar nga turneu IEM Rio, duke përfunduar garën në vendin 9-12.

Forma e ekipit FaZe së fundmi nuk duket aq e mirë, pasi ata mezi u kualifikuan në Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major.

Ndërkaq në IEM Rio në garë kanë mbetur edhe tetë skuadra, ku për vendin e parë do të ndahen 100.000 dollarë.

Gjithashtu fituesi i turneut do të kualifikohet në turneun tjetër IEM Cologne 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version