Vazhdojnë ndryshimet tek skuadrat e CS:GO, pak para lansimit të versionit të ri të lojës.
Tani ekipi Falcons kanë dërguar në stol lojtarin e tyre Kévin “misutaaa” Rabier.
Këtë e bëri të ditur vet francezi në rrjetet sociale, duke treguar se nuk do të jetë më pjesë e listës aktive të ekipit Falcons.
Sipas HLTV, organizata e Arabisë Saudite ka siguruar tashmë nënshkrimet e lojtarëve, Miłosz “mhL” Knasiak dhe Laurențiu “lauNX” Țârlea , ndërsa janë në bisedime për Mohammad “BOROS” Malhas.
Misutaaa iu bashkua Falcons në gusht të vitit 2022 së bashku me Nathan “NBK-” Schmitt.
Megjithatë, qëndrimi i tij me skuadrën nuk shkoi sipas planit, Falcons nuk arritën të kualifikohen për IEM Rio dhe BLAST.tv Paris Majors pasi dolën nga RMR-të e të dy turneve në vendin e 9-11.
Ky është formacioni i ekipit Falcons për momentin:
Nathan ” NBK -” Schmitt
Alexandre “bodyy” Pianaro
Miłosz “mhL” Knasiak
Laurențiu “lauNX ” Țârlea
/Telegrafi/