Telegrafi

Ekipi ENCE janë shpallur fitues të turneut të CS:GO – IEM Dallas 2023

ENCE kanë mposhtur ekipin MOUZ në finale për ta fituar çmimin e madh në turneun e CS:GO në Dallas.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit ENCE.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte spanjolli, Alvaro ‘SunPayus’ Garcia me 45 eliminime dhe vlerësimin 1.45 nga HLTV.

Në këtë turne ishin në garë gjithsej 16 skuadra për një grup çmimesh prej 250.000 dollarësh.

ENCE në vend të parë kanë fituar çmimin prej 100.000 dollarësh si dhe një vend në turneun IEM Cologne 2023.

Ndërsa MOUZ në vend të dytë fituan çmimin prej 42.000 dollarësh. /Telegrafi/