Telegrafi

Ekipi ENCE janë ftuar në turneun e CS:GO – Hussar Cup

Good Game League ka njoftuar ENCE si ftesën e tyre të dytë për ngjarjen e tyre të ardhshme Hussar Cup 2023

ENCE dhe 9INE janë dy skuadrat e ftuara deri më tani në turneun Hussar Cup.

Ngjarja është planifikuar të luhet në Counter-Strike 2, nga data 30 gusht në Chorzow të Polonisë.

Në këtë turne do të jenë në garë tetë skuadra për një grup çmimesh prej një milion dollarësh.

Emrat e skuadrave tjera pjesëmarrëse do të mësohen së shpejti, ku katër prej tyre do të ftohen direkt, ndërsa dy të tjera do të sigurojnë pjesëmarrjen nga turnetë kualifikues. /Telegrafi/