Telegrafi

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së vizitojnë spitalin e Wuhanit, ku janë shëruar pacientët e parë të infektuar me COVID-19

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që në Kinë po hulumtojnë prejardhjen e coronavirusit, ka vizituar sot një spital në Wuhan ku janë shëruar pacientët e parë që ishin infektuar me COVID-19, shkruan AP.

“Takimi i parë ballë për ballë me kolegët tanë. Përmirësim, maskë me maskë – sipas rekomandimeve si preventivë kundër situatës epidemiologjike”, ka konfirmuar sot takimin me kolegët kinezë, virologia holandeze Marion Kopman na Twitter, transmeton Telegrafi.

Kopman ka konfirmuar se ekspertët e OBSH-së janë takuar me Lian Vanian, i cili është në krye të ekipit kinezë të epidemiologëve, duke shprehur kënaqësinë që takimi është zhvilluar “live” pas shumë takimeve përmes ZOOM-it.

Anëtarët e ekipit më vonë janë larguar nga spitali i Wuhanit, ku sipas raportit zyrtarë të Kinës para një viti janë shëruar pacientët e parë me COVID-19, sëmundja që asokohe është quajtur “ndezje e mushkërive me prejardhje të panjohur”. /Telegrafi/