Telegrafi

Ekipi i CS:GO Sangal kanë nënshkruar me lojtarin suedez LNZ

Linus “⁠LNZ⁠” Holtang i është bashkuar Sangal në një transferim nga Young Ninjas, ka njoftuar organizata.

Me nënshkrimin e LNZ, organizatës turke tani i mungon një lojtar për ta plotësuar listën e CS:GO.

LNZ vjen në ekip pas dy vitesh e gjysmë në organizatën NIP.

Ai përfaqësoi më së shumti skuadrën e akademisë në katër periudha të ndryshme, por është më i njohur për kohën e tij në ekipin kryesor.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar që do t’i bashkohem Sangal për sezonin e ardhshëm”, tha LNZ pasi iu bashkua ekipit.

Skuadra Sangal janë të udhëhequr nga trajneri shqiptar Klesti ‘stikle-‘ Kola, i cili më parë ishte trajner i ekipit shqiptar Bad News Eagles.

Ky është formacioni i ekipit Sangal pas ardhjes së LNZ:

Max “⁠PANIX⁠” Hangebruch

Can “⁠kyuubii” Ali

Caner “⁠Soulfly” Kesici

Linus “⁠LNZ⁠” Holtäng

Klesti “⁠stikle-⁠” Kola (trajneri)

/Telegrafi/