Ekipi i famshëm OG së fundmi ka larguar nga lista e tyre dy lojtarë danez, pasi rezultatet ekipore nuk ishin aq të kënaqshme kohët e fundit.
Pas largimit të lojtarëve si Valde dhe Niko, ekipi i OG ka konfirmuar në listën e tyre dy lojtarë të ri dhe me potencial.
Adam “NEOFRAG” Zouhar u largua nga ekipi SINNERS të cilët nuk arritën që të kualifikohen në turneun më të madh të CS:GO së fundmi, e siç duket planet e tij kanë qenë drejt bashkimit me ekipin OG.
The future is ours.
Welcome @neofragcs & @f1kucs.
Read more: https://t.co/nhb7WP4TjQ#DreamOG pic.twitter.com/TpQ3oMIE5f
— OG Counter-Strike (@OGcsgo) May 27, 2022
Por befasia më e madhe ishte transferimi i lojtarit 18 vjeçar Maciej “F1KU” Miklas, i cili më parë ishte pjesë e ekipit AGO.
Siç duket paraqitjet e mira të talentit nga Polonia i ka rënë në sy ekipit OG.
Pas këtyre dy transferimeve, ekipi i OG ka këtë përbërje:
Nemanja “nexa” Isaković
Shahar “flameZ” Shushan
Mateusz “mantuu” Wilczewski
Maciej “F1KU” Miklas
Adam “NEOFRAG” Zouhar. /Telegrafi/