Telegrafi

Ekipi i CS:GO, NiP ofron një shumë të madhe për Brollan

Ekipi Suedez “Ninjas in Pyjamas”, siç duket i ka ofruar një shumë të majme ekipit Fnatic për 19-vjeçarin nga Suedia, Ludvig ‘Brollan’ Brolin. 

Pas rezultateve jo të mira në turneun IEM Katowice, duke u rradhitur në vendin e 7-8, NiP menjëherë ka shprehur interesim për talentin Brollan.

Një nga arsyet e rezultateve jo aq të mira të ekipit është edhe mungesa e danezit ‘Device’, i cili jo shumë kohë më parë është larguar nga ekipi startues, për shkak të problemve shëndetësore.

Sipas burimeve të HLTV, rreth 600 mijë euro i janë ofruar Fnatic për yllin e tyre, e që ende nuk dihet se vendin e cilit lojtarë të NiP do ta zë Brollan.

Pavarësisht se Brollan është vetëm 19 vjeç, ai ka qenë pjesë e ekipit Fnatic për 3 vite, duke fituar dy turne të rëndësishëm ndërkombëtarë, një çmim të lojtarit më të vlefshëm të turneut, si dhe dy herë ka arritur të jetë në mesin e 20-të lojtarëve më të mirë të vitit.

Brollan cilësohej si ylli më i madh i ekipit Fnatic dhe tani ka rastin të tregojë talentin e tij edhe në ekipin e NiP, nëse arrihet një marrëveshje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sTp4r1q11DE