Ekipi suedez NiP ka nënshkruar me kapitenin finlandez Aleksi “Aleksib” Virolainen, duke e zëvendësuar suedezin Plopski.
Ky ndryshim erdhi pas rezultateve jo të mira të ekipit suedez kohëve të fundit.
Udhëheqësi finlandez në lojë tani është i vendosur të marrë përsipër rolin e kapitenit nga Hampus “hampus” Poser dhe komunikimi i ekipit tani e tutje do të jetë në anglisht, zbuloi shefi i ekipit Jonas “calc” Gundersen.
Gundersen tutje u shpreh: “Kur ka shenja stagnimi, mund të nevojitet energji e re për të vazhduar përparimin dhe ne mendojmë se koha është e duhur për të bërë një ndryshim më të madh se zakonisht”.
OUR NEW TACTICAL GENIUS! 🥷
Welcome to the dojo, @AleksibCSGO. pic.twitter.com/4zaIRQtQXt
— NIP CS (@NIPCS) September 8, 2022
Ndryshimi vjen pikërisht në kohën e mbylljes formacioneve për ngjarjen e ardhshme të Ranking Major Rajonal, ku NiP do të luftojnë për një vend në IEM Rio Major.
Aleksib do të bëjë debutimin e tij me skuadrën në ngjarjen që do të zhvillohet në Maltë nga 4-9 tetor, në një grup që përfshin FaZe , Cloud9 , G2 dhe Astralis .
Ky është formacioni i ri i ekipit NiP:
Hampus “hampus” Poser
Fredrik “REZ” Sterner
Patrick “es3tag” Hansen
Ludvig “Brollan” Brolin
Aleksi “Aleksib” Virolainen
Daniel “djL” Narancic (Trajneri)
Nicolas “Plopski” Gonzalez Zamora (Në stol)