Kamil “siuhy” Szkaradek është afër rikthimit tek organizata MOUZ, sipas një raporti nga Dexerto.
Siuhy është afër një nënshkrimi me organizatën e MOUZ, ku më herët ishte pjesë e ekipit të akademisë.
Siç duket lideri më i kërkuar i skenës së Counter-Strike per momentin, do të vij në vend të Christopher “dexter” Nong , me “një marrëveshje që pritet të finalizohet së shpejti.
Polaku cilësohet një lider premtues në lojë që kur u transferua nga MOUZ Academy tek GamerLegion.
Por siç duket suksesi i tij në Majorin e fundit, ku arritën në finale me ekipin e tij, ka ndikuar tek skuadrat e mëdha, duke e vënë në shënjestër për transferim.
Megjithatë një transferim tek skuadra e MOUZ, nuk është konfirmuar ende, as nga lojtari as nga organizata gjermane. /Telegrafi/