Site icon Telegrafi

Ekipi i CS:GO GamerLegion ka formuar formacionin e ri

Tre lojtarë të ri janë bërë pjesë e ekipit GamerLegion, pak para fillimit të turneut RMR për ekipet e Evropës.

GamerLegion ka njoftuar zyrtarisht shtimin e tre lojtarëve të rinj, Frederik “⁠acoR⁠” Gyldstrand , Kamil “⁠siuhy” Szkaradek dhe Nicolas “⁠Keoz⁠” Dgus, të cilët i janë bashkuar Mihai “⁠iM⁠ Ivan dhe Isak “isak⁠” Fahlen në listën zyrtare të ekipit.

Ndryshimi vjen si befasi e vogël pasi i njëjti formacion ka luajtur tashmë së bashku që nga muaji i kaluar.

Ata së pari konkurruan në kualifikueset e hapura për turneun Rajonal të Renditjeve Evropiane, duke arritur të kalojnë në garën kualifikuese të IEM Rio Major, pavarësisht nga koha e tyre e shkurtër së bashku.

Në një intervistë për HLTV, trajneri i GamerLegion, Ashley “⁠ash⁠” Battye, u shpreh pas ndryshimeve, duke shpjeguar se ato ishin të nevojshme pasi skuadra goditi një periudhë stagnimi.

“Kemi kaluar një periudhë të vogël ku nuk po përparonim aq sa mund të bënim. Ka qenë një proces i gjatë dhe ishte e trishtueshme t’u themi lamtumirë atyre tre djemve, por është diçka që ne shpresojmë ta bëjmë veten më konkurrues, tha ai.

Ashley dhe ekipi i tij kanë pak më shumë se dy javë të mbetura për t’u përgatitur për turneun Rajonal Major Ranking, i cili do të zhvillohet nga 4-9 tetor në Maltë.

Ky është formacioni i ri i ekipit GamerLegion

Mihai “⁠iM⁠” Ivan
Isak “⁠isak” Fahlén
Frederik “⁠acoR⁠” Gyldstrand
Kamil “⁠siuhy⁠” Szkaradek
Nicolas “⁠Keoz⁠” Dgus
Ashley “⁠ash⁠” Battye (trajneri)

 

Exit mobile version